Kushtet e Shërbimit

Këto kushte rregullojnë përdorimin e platformës, kurseve dhe materialeve digjitale të ofruara nga Akademia Digjitale e Kimisë.

Nëse keni pyetje, na kontaktoni para përdorimit.

📅 Përditësuar: 13 mars 2026

1) Pranimi i kushteve

Duke hyrë, kyçur ose përdorur platformën tonë, ju pranoni këto kushte. Nëse nuk pajtoheni me to, ju lutemi mos e përdorni shërbimin.

2) Përshkrimi i shërbimit

Akademia Digjitale e Kimisë ofron materiale edukative digjitale nga lënda e kimisë, për nivele dhe kurse të ndryshme shkollore.

  • Qasja në kurse të caktuara mund të jetë me pagesë dhe aktivizohet vetëm pas konfirmimit të pagesës;
  • Përmbajtja ofrohet në formë digjitale dhe mund të plotësohet ose përditësohet herë pas here;
  • Disa përmbajtje mund të jenë demonstrative, hyrëse ose promocionale, ndërsa përmbajtjet e plota mund të jenë të kufizuara për përdorues me qasje aktive.

3) Llogaria, siguria dhe 2FA

  • Përdoruesi është përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të username-it dhe fjalëkalimit;
  • Për siguri, pas hyrjes mund të kërkohet verifikim me kod 2FA të dërguar në email;
  • Ndalohet çdo përpjekje për hyrje të paautorizuar, bypass i sigurisë, scraping, manipulim i sistemit ose ndërhyrje teknike të palejuara;
  • Ne mund të kufizojmë, pezullojmë ose mbyllim qasjen në rast dyshimi për abuzim ose rrezik sigurie.
⛔ Kujdes: Ndalohet shpërndarja e kredencialeve, dhënia e aksesit personave të tjerë dhe përdorimi i llogarisë nga mënyra që cenojnë sigurinë e sistemit.

4) Kufizimi i pajisjeve dhe “trusted device”

  • Për siguri dhe për të parandaluar keqpërdorimin, platforma mund të kufizojë numrin e pajisjeve nga të cilat përdoret e njëjta llogari;
  • Përdoren cookie teknike dhe identifikues funksionalë vetëm për qëllime sigurie dhe autentifikimi;
  • Këto identifikues nuk përdoren për reklama dhe nuk ndahen për marketing;
  • Në rast tejkalimi të kufirit të pajisjeve, qasja nga pajisje të reja mund të kufizohet përkohësisht.

5) Pagesat dhe aktivizimi

  • Çmimet, afatet e qasjes dhe mënyra e pagesës publikohen në faqet përkatëse të kursit ose të parapagimit;
  • Aktivizimi bëhet pas verifikimit të pagesës sipas procedurës së njoftuar;
  • Pagesa për kursin duhet të realizohet nga prindi, kujdestari ose personi mbi moshën 18 vjeçare, kur kjo është e nevojshme;
  • Ne rezervojmë të drejtën të kërkojmë sqarim ose verifikim shtesë në rast paqartësie.

Rimbursimet / Ankesat

Për shkak se pagesat mund të realizohen manualisht, rimbursimet trajtohen sipas këtyre rregullave:

  • Rimbursimi mund të shqyrtohet brenda 24 orëve nga konfirmimi i pagesës vetëm nëse qasja nuk është aktivizuar ose shërbimi nuk është ofruar për arsye teknike nga ana jonë;
  • Nëse përdoruesi ka marrë qasje dhe ka përdorur përmbajtjen digjitale, rimbursimi zakonisht nuk aplikohet;
  • Në rast pagese të gabuar, të dyfishtë ose me shumë të tepruar, bëhet korrigjim pas verifikimit;
  • Ne mund të refuzojmë rimbursim në rast konstatimi të keqpërdorimit ose shpërndarjes së kredencialeve.
📞 Kontakt për mbështetje dhe sqarime:
Tel: +383 45 404 004
Email: support@profikimi.com

6) Përdorimi i lejuar

  • Përdorimi i platformës lejohet vetëm për qëllime edukative dhe personale;
  • Ndalohet kopjimi, ripublikimi, shpërndarja, rishitja ose transferimi i qasjes pa leje me shkrim;
  • Ndalohet shkarkimi masiv, scraping, automatizimi i paautorizuar, ose përpjekjet për të anashkaluar mbrojtjet teknike.

7) E drejta e autorit dhe pronësia

Të gjitha materialet e platformës, përfshirë tekstet, ushtrimet, zgjidhjet, figurat, dizajnin, strukturën dhe kodet, janë pronë e Akademisë Digjitale e Kimisë ose përdoren me të drejtë ligjore. Ato mbrohen nga të drejtat e autorit dhe nuk lejohet përdorimi jashtë kushteve të kësaj platforme.

8) Përgjegjësia

Ne synojmë saktësi dhe cilësi të lartë, por nuk garantojmë që platforma do të jetë gjithmonë pa ndërprerje. Mund të ketë ndërprerje për arsye teknike, mirëmbajtjeje, hostimi ose faktorësh të jashtëm. Nuk mbajmë përgjegjësi për humbje që lindin nga përdorim i papërshtatshëm i përmbajtjes ose nga faktorë të jashtëm si interneti, pajisja apo konfigurimet lokale.

9) Lidhje të jashtme

Platforma mund të përmbajë lidhje drejt faqeve ose shërbimeve të tjera. Ne nuk kontrollojmë përmbajtjen e palëve të treta dhe nuk mbajmë përgjegjësi për to.

10) Privatësia

Për mënyrën se si trajtohen të dhënat personale dhe cookie-t, shihni faqen: Politika e Privatësisë.

11) Ndryshimet e kushteve

Ne mund t’i përditësojmë këto kushte herë pas here. Data e përditësimit shfaqet në krye të faqes. Përdorimi i vazhdueshëm i platformës konsiderohet pranim i versionit të përditësuar.